|
|

APROVIMI I LLOJIT TË AUTOMIJETIT

Procedura për aprovimin e llojit të automjetit me katër ose më shumë rrota, kryehet në pajtim me dispozitat e Rregullores për miratimin e automjeteve të reja motorike, automjeteve kyqëse dhe sistemeve, pjesëve përbërëse dhe njësive të pamvarura teknike të dedikuara për këto mjete (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.132/2009).

Procedura e aprovimit të llojit të automjetit me dy ose tre rrota (duke e përfshirë dhe kuadraciklin) kryhet në pajtim me dispozitat e Rregullores për miratimin e tipit të automjeteve motorike me dy ose tre rota. (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.131/2009).

Procedura për aprovimin e llojit të traktorëve bujqësorë dhe pyjor, rimorkiot dhe makinave kyqëse të tyre, kryhet në pajtim me dispozitat e Rregullores për miratimin e traktorëve bujqësor dhe pyjor (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.134/2009).

 

* Vërejtje:

Dokumentacioni i kompletuar për miratim nga prodhuesi mund të jetë në formë të aprovimit individual, ose mund të jetë në formë të WVTA. Ky dokumentacion mund të dorëzohet në formë të shkruar ose në formë elektronike, dhe është përcaktuar sipas


     DOKUMENTACIONI I DUHUR:

  1. Informim nga Byroja e Metrologjisë.(Procedura administrative për aprovim
    fillon me arritjen e „Njoftimit“ nga Organet
    për miratim - Byroja e Metrologjisë).

  2. Kërkesë për rishikimin e dokumentacionit
    për aprovimin e atuomjetit në procedurën
    për aprovim të llojit të atuomijetit,
    , në pajtim
    me njoftimin e marrë nga Organi për
    aprovim, të vulosur, me numër arkivor dhe
    tatim administrativ të paguar.

  3. Paket informativ për automjetin i cili është plotësuar sipas kërkesave

  4. ОCOC dokument origjinal ose kopje e
    vulosur dhe e nënshkruar (për automjetet
    lloji i të cilëve është miratuar në përputhje
    me rregullat e harmonizuara evropiane –
    WVTA).*

PROCEDURA:

  • Që të mund të zbatohet pjesa operative (kontrollimi i automjetit), aplikuesi është i obliguar të dorëzojë mostër (shembull) representative nga atuomjeti i cili duhet të aprovohet. Automjeti duhet të jetë I pastër, I dekonzervuar, I larë dhe pa foli mbrojtëse.

  • Automjeti dhe dokumentacioni i parashtruar kontrollohen dhe klienti informohet për fazat e mëtejshme të procedurës dhe për mënyrën e informimit për marrjen e dokumeteve të gatshme. Klienti poashtu informohet për mënyrën e pagesës për shërbimin e kryer. ÇMIME

  • Me analizën – testimin, përcaktohen lëshimet e mundshme të automjetit të kontrolluar me dokumentacion dhe po qese përcaktohen ndryshime ose lëshime për shkak të deklaratave të gabuara të dhëna në dokumentacion, aplikanti duhet të sigurojë dokumentet e duhura të përshtatshme.

  • Në qoftë se me kontrollimin e dokumentacionit dhe të automjetit konstatohet se ka përputhshmëri të plotë me kërkesën për miratim në procedurën e vlerësimit të përshtatshmërisë të llojit të automjetit, do të dorëzohet raport teknik pozitiv gjer te organi për aprovim, Byroja e Metrologjisë, i cili konfirmon se automjeti individual i kontorlluar i plotëson kërkesat e përcaktuara.

  • Në të kundërt, nëse me kontrollimin e dokumentacionit dhe të atuomjetit konstatohet jopërshtatshmëri dhe dispozitat që i plotëson automjeti janë më të ulta nga ato të kërkuarat, rezultati i procedurës do të jetë negativ dhe i njëjti do të regjistrohet në raportin teknik. Shërbimi teknik, gjer të organi për miratim dorëzon njoftim për rezultatet negative të procedurës, ku ceken arsyet për këtë. Njoftim për rezultatin negativ të procedurës dorëzohet edhe gjer te klienti (aplikanti).

 

VËREJTJE:

E gjithë procedura për aprovim të automjetit kryhet në pajtueshmëri me udhëzimet e dhëna në Doracak për kryerjen e punëve teknike dhe profesionale, si dhe me dispozitat ligjore që e rregullojnë këtë fushë.

Klienti mund të plotëson një pyetësor në lidhje me cilësinë e shërbimit. Pyetësori është i vendosur në sportel në dhomën e pritjes.

Klienti poashtu mund të paraqesë ankesë në lidhje me punën e shërbimit teknik.