|
|

APROVIMI INDIVIDUAL TE AUTOMJETEVE ("HOMOLIGJIM")

Procedura e Aprovimi individual te automjeteve ("Homoligjim") realizohet në këto raste:

  • Gjatë importimit të automjeteve (të reja dhe të përdorura);

  • Automjete të veçanta të prodhuara (rimorkio etj.)

  • Automjete të modifikuar para regjistrimit të parë në R. e Maqedonisë
  1. Për automjetin për të cilin lloji nuk është i aprovuar në përputhje me dispozitat e harmonizuara të BE-së për aprovim të tipit, as që ekziston aprovim i llojit në R. të Mqedonisë, ndërsa janë përmbushur të gjitha kërkesat në përputhje me dispozitat e Ligjit për Automjete dhe rregulloret e miratuara në bazë të tij.

  2. Për automjet unik, për automjet me qëllime special, si dhe për automijete në fazën e fundit të aprovimit (me më shumë faza) për automijete të përfshira në Rregulloren për aprovim individual të automjeteve (Gazeta Zyrtare e Republikës së Mqedonisë nr. 16/2010) plotësimet dhe ndryshimet e saj.

  3. Për automjet lloji i të cilit është aprovuar në pajtim me dispozitat e harmonizuara të BE-së për aprivim të tipit/llojit, ose ekziston aprovim i llojit në R. e Maqedonisë, por i njëjti nuk ka qenë i regjisturar, ndërsa në të është kryer ndonjë ndryshim i cili:

    • përfshin të dhënat të cilat evidentohen gjatë procesit të regjistrimit të mjetit;

    • kërkon ndryshimin e kategorisë së automjetit;

    • ndikon në komponentet përbërëse të aprovuara, sistemet dhe njësitë e pamvarura teknike, përkatësisht;

    • ndikon ose mund të ndikojë në sigurinë e automijetit.

     DOKUMENTACIONI I DUHUR:

  1. Kërkesë për kryerjen e pjesës teknike të procedurës, e cila miret në shërbimin
    teknik

  2. Vërtetim për plotësimin e kërkesave teknike
    e dhënë nga ana e prodhuesit, përfaqësuesit
    ose insitutcionit të pamvarur i cili është i pranuar nga organi për aprovim.

  3. Fotokopje e patentës së mëparshme të shoferit, dhe origjinalin për shikim

  4. Vërtetim për detyrime doganore të rregullta

  5. Kopje e faturës, marrëveshje për blerje-shitje ose deklaratën e vlerës me origjinalin për shikim

PROCEDURA::

  • Automjeti dhe dokumetacioni i parashtruar kontrollohen dhe klienti njoftohet për fazat e mëtejshme të procedures dhe për mënyrën e informimit për marrjen e dokumeteve të gatshme. Klienti poashtu informohet për mënyrën e pagesës pas kryerjes së shërbimit. ÇMIME

  • Po qese mbi bazë të kontrollit të kryer nga procedura është konstatuar se ka pajtueshmëri të plotë me kërkesat për aprovim, Shërbimi teknik dorëzon raport tek organi për aprovim Byroja e Metrologjisë, në të cilin konfirmohet se automjeti i vetëm i kontrolluar i plotëson kushtet e përcaktuara.

  • Në të kundërtën, po qese konstatohet se automjeti nuk i plotëson kërkesat e përcaktuara, shërbimi teknik paraqet njoftim tek organi për aprovim, për ndërprerjen e procedurës, në të cilin janë cekur arsyet për ndërprerjen. Njoftim për ndërprerjen e procedurës i dorëzohet edhe parashtruesit të kërkesës.

  • Mbi bazë të aprovimit të fituar për automjet të vetëm, të dhënë nga Organi për aprovim, Shërbimi teknik aplikuesit i jep document („Vërtetim për përshtatshmëri të automjetit të vetëm të“).

  • Vërtetimi për përshtatshmëri të automjetit të vetëm të aprovuar jipet gjatë regjistrimit të automjetit.

  • Aprovimi automjetit individual ruhet bashk me automjetin.

 

VËREJTJE:

E gjithë procedura për aprovimin e automjetit kryhet në pajtueshmëri me udhëzimet e dhëna në Doracak për kryerjen e punëve teknike dhe profesionale, si dhe me dispozitat ligjore që e rregullojnë këtë fushë.

Klienti mund të plotëson një pyetësor në lidhje me cilësinë e shërbimit. Pyetësori është i vendosur në sportel në dhomën e pritjes.

Klienti poashtu mund të paraqet ankesë në lidhje me punën e shërbimit teknik.