PERSONELLI
Stafi i shërbimit teknik përbëhet nga 15 persona me përvojë mesatare prej 10 vitesh në këtë fushë.
Arsimi:
- inxhinierë të diplomuar 4
- magjistër 4
- doktorë të shkencave 7
Edhe pse të gjithë personat e angazhuar në shërbimin teknik kanë kryer arsim të lartë, në përputhje me politikën e cilësisë dhe misionit të shërbimit teknik, i gjith personeli është angazhuar në forma të ndryshme në ngritjen e diturive dhe aftësive:
- seminare ndërkombëtare në fusha specifike;
- simpoziume ndërkombëtare në fushën e shkencave të aplikuara për automjete;
- kurse të specializuara të organizuara nga ana e insitucioneve të arsimit të lartë dhe organizatave tjera;
- trajnime, ligjerata të mbajtura nga ekspertë të shquar botëror të cilët ftohen nga ana e shërbimit teknik;;
- forma të ndryshme të zgjërimit të vazhdueshëm të diturive.
Për eksperiencën e personelit në kryerjen e testimeve të automjeteve flasin të dhënat për kryerjen:
- procedurat e miratimit (atestim) të automjeteve të përmirsuara / riparuara (më shumë se 100 000 raste);
- procedurat për miratim (homologim) (më shumë se 50 000 raste);
- procedurat për çertifikimin e automjeteve për transportin e materjeve të rrezikshme (ADR), (më shumë se 5000 raste);
- procedurat e çertifikimit për gatishmërinë për trafik ("CEMT") (më shumë se 10 000 raste).